F1: Grosjean do të dalë nesër nga spitali

Lehtësimi pas frikës së madhe. Romain Grosjean do të largohet nga spitali i Manama nesër, ku kaloi natën pas një aksidenti të rëndë në Grand Prix të Bahreinit.
Piloti, duke treguar dhe duart e fashuara, është shprehur: “Nuk mund të përgjigjem për pak kohë. Falenderoj mjekët e ndërhyrjes së shpejtë, për ndihmën e menjëhershme që më dhanë. Shpresoj të shihemi sa më shpejt ën pistë”.
“Sigurisht që nuk mund të flija sonte. Dhe të them të drejtën, unë nuk di as çfarë të shkruaj. Unë thjesht e di që më bën të ndihem mirë. Gjithmonë më ndihmon”. Kështu fillon Marion Jollès, gruaja e Romain Grosjean, në postimin e saj në Instagram pas aksidentit.
“Gjithsesi, nuk dua të gënjej dhe e pranoj, që nuk i gjej fjalët lehtë. Kjo është diçka që do ta bëjë atë të buzëqeshë, pasi ai e di sa llafazane jam. As nuk e dija cilën foto të postoja. Ajo e flakëve? Ajo kur u mor nga shpëtimtarët e tij? Mbetjet e makinës? Në fund zgjodha, atë në të cilën ne të dy veshim bluzat e titullit GP2. Edhe pse do të kisha preferuar që të kishte ‘superhero’ në vend të ‘kampion’, por nëse është e nevojshme, ne do ta rregullojmë atë. Për fëmijët, sepse kështu u shpjegova atyre të pashpjegueshmen”.