E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Lufta e Ftohte brenda Red Bullit

Fundjava e garës së Bahreinit vulosi përfundimisht “luftën e ftohtë” brenda skuderisë Red Bull.

Mark Webber festoi në Sakhir garën e tij numër 200 në Formulën 1: torta klasike, urime dhe duartrokitje nga pjesëtarët e stafit. Cdo gjë ishte normale përveç faktit se në këtë festë të vogël mungonte shoku i tij i skuadrës, Sebastian Vettel. Gjithsesi, australiani nuk priti shumë për tu hakmarrë. Kur mbaroi gara e Bahreinit me fitoren e Sebastian Vettel, Red Bulli u mblodh në pjesën e pasme të bokseve për të bërë foton e zakonshme të fitores me të gjithë pjesëtarët e skuderisë duke duartrokitur dhe bërtitur. Të gjithë, përveç Mark Webber.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›