F1 Massa me shasi te re ne Kanada

Felipe Massa do të ketë një shasi të re për Cmimin e Madh të Kanadasë që do të zhvillohet këtë fundjavë pasi në garën e kaluar (në Monako) shkatërroi makinën në dy aksidente të rrezikshme.
Ferrari i brazilianit u përplas dy herë në të njëjtën pikë (Saint Devote) dhe u detyrua të braktiste garën. Aksidenti i parë ishte një gabim në pilotimin e tij, ndërsa i dyti një problem me amortizatorët. Gjithashtu, shasi të re do të ketë edhe Pastor Maldonado (Willimas), i cili në Monako pati një përplasje të fortë me Max Chilton (Marussia) në zonën Tabac. / Top Channel