F1, Vatanen: FIA eshte nje regjim

Ari Vatanen nuk priste te humbte kaq thelle ndaj rivalit te tij Jean Todt (135 vota kunder 49) per kreun e FIA-se, duke e konsideruar Federaten Nderkombetare te Automobilizmit si nje regjim.
“Mendova se kishte me shume njerez qe kerkonin te ndryshonin FIA-n. E dime se si funksionon dhe shume delegate kane frike se mos humbin vendin e punes. Eshte shume e veshtire te ndryshosh regjimin actual”, eshte shprehur Vatanen.
“Shpresoj qe FIA te behet nje organizate demokratike, por kjo eshte vetem nje deshire pasi per momentin nuk eshte keshtu”, shtoi ai.