E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Vettel Nuk duhet fajesuar ekipi

“Gjithmonë mërzitesh kur braktis një garë, por nuk duhet fajësuar ekipi.” Kështu u shpreh Sebastian Vettel pas Cmimit të Madh të Britanisë së Madhe nga i cili doli pa pikë pas tërheqjes për shkak të një problemi me kutinë e marsheve.

“Patëm një problem me marshet. Mbeta pa marshin e pestë dhe kur u mundova të fusja të gjashtin, u prish gjithçka. Këto janë gjëra që ndodhin në gara”, shpjegoi piloti i Red Bull. “Tani kemi garën e Gjermanisë dhe do të përpiqemi të fitojmë atje”, shtoi tre herë kampioni i botës. Vettel ka një avantazh prej 21 pikësh ndaj Fernando Alonsos (Ferrari), i cili renditet i dyti në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›