E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1, Vettel fiton çmimin e madh të Koresë

Sebastian Vettel me Red Bull është shpallur fitues i Çmimit të Madh të Koresë duke arritur kështu vendin e parë në renditje, vendi i cili deri sot mbahej nga Fernando Alonso.

Dy herë kampioni i botës, Vettel e përfundoi garën 8.2 sekonda  para Mark Webber me Red Bull, i cili e filloi garën nga vendi i parë në cirkuitin ndërkombëtar të Koresë. Alonso me Ferrari u rendit i treti.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Vettel, pas garës së Singaporit dhe Japonisë. Ndërkohë që kanë mbetur edhe katër gara nga përfundimi i kampionatit botëror 2012, Vettel kryeson renditjen me 215 pikë, gjashtë më shumë se Alonso i vendit të dytë. Gara e 17-të nga 20 që janë gjithsej është planifikuar të mbahet në cirkuitin indian, më 28 tetor në Nju Delhi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›