E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Williams me drejtor te ri teknik

Pat Symonds, i cili deri tani kishte detyrën e këshilltarit teknik të skuderisë Marussia F1 Team, ka arritur një marrëveshje me skuderinë Williams për tu bashkuar me këtë ekip duke nisur nga 19 gusht si drejtori i ri teknik.

Marrëveshja u arrit pas largimit të Mike Coughlan, i cili mbante postin që tashmë do i takojë Symonds-it. Në 30 vitet e tij në Formulën 1, Symonds ka punuar me më të mirët e këtij sporti. Bashkëpunimet e tij me Michael Schumacher dhe Fernando Alonso kanë sjellë 32 fitore, 3 tituj për konstruktorë dhe 4 për pilotë. “Williams është një ekip i mbushur me suksese në inxhinieri dhe ndihem i nderuar që marr këtë detyrë të rëndësishme dhe do të përpiqem të kthej këtë skuderi në majat e larta”, theksoi Pat Symonds. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›