F1 gjyqi ndaj Mercedes dhe Pirelli

Gjykata Ndërkombëtare e FIA-s ka nisur sot në Paris gjykimin e Mercedes dhe Pirelli, në kuadër të testimeve që skuderia gjermane dhe kompania italiane e gomave kanë kryer në Montmelo në datat 16 dhe 18 maj.
Testet janë kryer me makinën e këtij viti të Mercedes dhe kjo gjë nuk lejohet nga rregullorja e Formulës 1. Përfaqësuesit e FIA-s fillimisht kanë akuzuar Mercedesin për shkeljen e nenit 22.1: "Është e vështirë të thuash se Mercedesi nuk ka pasur avantazhe nga këto testime. Ne nuk kemi pasur dijeni për këto testime, ndryshe nga sa kanë thënë përfaqësuesit e Pirelli dhe Mercedes." Paul Harris, avokati mbrojtës i Mercedes, ka theksuar se skuderia është e pafajshme pasi këto testime janë organizuar dhe menaxhuar nga Pirelli. "Të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këto testime thonë të njëjtën gjë: ishte diçka e organizuar nga Pirelli. Është e pamohueshme që Mercedes nuk kanë asnjë lloj faji", theksoi Paul Harris. / Top Channel