E Diel, 1 Nëntor 2026

FA, stërvitja shqiptaro-britanikesjell 1000 ushtarë britanikë

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } TIRANË - Është zhvilluar sot në Rinas konferenca për mediat e prezantimit të stërvitjes së përbashkët shqiptaro-britanike në kuadër të NATO-s, me emrin “Albanian Lion 2013”. 

Një stërvitje, e cila ka nisur në datën 12 gusht dhe do të përfundojë në 13 shtator, duke zgjatur kështu 1 muaj, e që përfshin rreth 1000 trupa britanikë, të cilat do të vijnë në Shqipëri nga ajri, deti dhe toka. Harta gjeografike e stërvitjes ka nisur me Vlorën, më pas me Sazanin, malin e Bizës, Kuçovë dhe më pas edhe në Zall-Herr të Tiranës. 

Gjatë konferencës edhe ceremoniale, u asistua edhe mbërritja e dy avionëve reaktivë në Shqipëri; të parat mjete ushtarake këto, që vijnë në kuadër të stërvitjes “Luani shqiptar”.

Në prani të mediave përshëndetën shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi, si dhe ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Cannon.
 
“Falenderoj forcat ushtarake britanike. Bashkëpunimi me ta është i hershëm. Kujtoj vitin 44 dhe sakrificat e ushtarakëve britanikë, që humbën jetën për të ndihmuar popullin shqiptar. Ju sollët shijen e avionëve reaktivë në qiellin shqiptar. Synojmë që kjo stërvitje të jetë e vazhdueshme", ka theksuar Gjunkshi.
 
Ai ka shtuar më tej se "forcat tona ushtarake kanë angazhuar pajisje tokësore, detare dhe ajrore për mirëfunksionimin e stërvitjes. FA kanë marrë masa për këtë nismë dhe do jenë gjithmonë të gatshme për bashkëpunime të tilla".
 
Ndërsa ambasadori britanik, Cannon është shprehur se theksoi se “kjo stërvitje i shërben ushtarakëve të të dy vendeve, që të familjarizohen në kuadër të NATO-s”.
 
Ai ka shtuar se “ushtarakët shqiptarë janë të angazhuar për luftën kundër terrorizmit në Afganistan dhe ju jemi mirënjohës”.
 
Falenderoj ushtaraket shqiptare dhe autoriteteve civile qe i dhane jete ketyre mundesive stervitore per ne”, tha koloneli britanik, Kevin Oliver.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›