FBI kontroll baneses se atentatoreve

FBI ka marrë një seri provash nga shtëpia ku ka jetuar e veja e të dyshuarit për atentatin në Maratonën e Bostonit, Tamerlan Tsarnaev.
Katherine Russell, 24 vjeç, është parë të lërë shtëpinë e prindërve në Rod Ajlënd bashkë me avokatët e saj ditën e hënë. Agjentët e FBI-së në shtëpinë e Russell morën kampione ADN-je, bëri të ditur një burim zyrtar për agjencinë “Reuters”. Hetuesit po kërkojnë për ndonjë provë që mund të lidhë më tej vëllezërit Tsarnaev me atentatin dhe për këtë kaluan disa orë duke kontrolluar shtëpinë e familjes në North Kingston. Ndërkohë, avokatja e profilit të lartë Judy Clarke i është bashkuar mbrojtjes së Dzhokhar Tsarnaev, vëllai i Tamerlan Tsarnaev dhe i dyshuar si bashkautor i atentatit. Tre persona mbetën të vrarë dhe mbi 260 të plagosur në shpërthimin e 15 prillit. Zonja Clarke njihet gjerësisht për aktivizimin e saj në çështje të profilit të lartë. Së fundmi ajo punoi për mbrojtjen e Jared Loughner, që vrau gjashtë persona dhe plagosi rëndë politikanen Gabrielle Giffords, si dhe atentatorët Ted Kaczynski, i njohur si “Unabomber” dhe Eric Rudolph. I riu Tsarnaev akuzohet për përdorim të armëve të shkatërrimit në masë në dy shpërthimet pranë vijës së finishit të Maratonës së Bostonit.