FBI shkaterron rrjetin e hackers-ave

Duke e cilesuar si ceshtjen me te madhe te hetuar ndonjehere ne boten e krimit kompjuterik FBI njoftoi se mbi 100 persona jane ndaluar ne SHBA Britani dhe ne Europen Lindore.
Sipas federaleve amerikane hackers-at e kishin bazen e tyre ne Europen Lindore dhe mendohet se nga vjedhjet dhe mashtrimet e shumta qe kane bere i kane shkaktuar qytetareve amerikane nje dem prej 70 milion dollaresh.
Rruga qe kane perdorur hackers-at sipas FBI-se eshte ajo e dergimit te te ashtuquajturve spam e-mail te infektuar me nje virus te quajtur Zeus me qellim perfitimin e te dhenave personale kryesisht numra llogarie bankare.
Te gjithe te ndaluarit akuzohen per vjedhje me ane te mashtrimit dhe pastrim parash.