FH Media ne Shqiperi pjeserisht e lire

Freedom House ka publikuar raportin vjetor për lirinë e medias në botë, ku Shqipëria hyn në kategorinë e vendeve me media pjesërisht të lirë.
Sipas raportit të organizatës, Shqipëria klasifikohet e 107-a nga 197 vende të cilat renditen në raportin vjetor.
Përsa i përket Ballkanit, raporti vlerëson se ka pasur një reduktim të lirisë së medias gjatë vitit 2011, e konstatuar kryesisht në Maqedoni. Të vetmet përmirësime, ndonëse modeste, janë regjistruar në Kosovë dhe Malin e Zi.
Kosova renditet e 97-a në tabelën e FH, përkrah vendeve si Indonezia, Nikaragua, Nigeri dhe Sierra Leone, ndërsa Shqipëria me Libanin, Maldivet dhe Tunizinë.
Vendet e para të klasifikimit mbahen nga vendet nordike, përkatësisht nga: Finlanda, Norvegjia dhe Suedia, të ndjekura më pas nga Belgjika, Danimarka, Luksemburgu, Holanda, Zvicra, Andora dhe Islanda.
Përsa u përket vendeve të tjera të Ballkanit, Greqia renditet e 65-ta, mes vendeve me media të lirë, ndërsa Serbia dhe Kroacia mes vendeve pjesërisht të lira, respektivisht e 76-ta, kuotë e barabartë me Malin e Zi, dhe e 83-ta.