FIA con ne gjykate shoqaten e skuderive Fota

Federata Nderkombetare e Automobilizmit do nise nje ceshtje gjyqesore ndaj skuderive, duke kerkuar demshperblim per prishjen e kontrates. “Avokatet e FIA-s kane analizuar kercenimin e Fota-s per nisjen e nje kampionati paralel dhe ky veprim eshte nje shkelje e rende e ligjeve”, thuhet ne komunikate.
Ne vijim, te kesaj komunikate theksohet se Ferrari dhe skuderite e tjera kane dhunuar te drejtjen ligjore te konkurrences. FIA do nise menjehere nje proces gjyqesor. Pergatitjet per boterorin 2010 do vazhdojne”, nenvizohet nder te tjera.
Ne te njejten kohe, presidenti i FIA-s Max Mosley ka shprehur besimin se gjithcka do te rregullohet. “Na u desh te nisnim procedurat ligjore por sapo ata te rifillojne te arsyetojne gjithcka do te ndalet. Nuk mund te mbeshteten aty ku mendojne dhe shume shpejt do rikthehen”, kercenon Mosley.