FIFA: Jo, pjesemarrjes se Irlandes ne boteror

Sekretari i pergjithshem i FIFA-s, Jerome Valcke, ka perjashtuar mundesine qe Irlanda te marre pjese ne boterorin e ardhshem te futbollit 2010 si skuadra e 33-te ne fushe.
“Eshte e pamundur. Nuk ka asnje mundesi per te pasur me shume se 32 skuadra ne Afriken e Jugut”, eshte shprehur ai gjate nje konference per shtyp.
Ishte presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, qe beri te ditur se Irlanda kishte kerkuar pjesemarrjen ne kete kompeticion, pasi eshte eleminuar nga Franca fale nje goli te shenuar me dore nga Thierry Henry.