FIFA Pozita me e mire per Shqiperine

Kombetarja shqiptare e ka arritur poziten e saj me te mire ne histori te renditjes se FIFA-s. Ne fakt ne listen e publikuar te merkuren nga Federata Nderkombetare e Futbollit FIFA Kuqezinjte e shohin veten ne poziten e 58-te te cilen nuk e kishin arritur ndonjehere me pare.
Djelmoshat e Josip Kuzes kane perparuar per shtate pozita duke grumbulluar 520 pike 2 me pak se Hondurasi qe eshte i 57-ti dhe 3 me shume se Zelanda e Re 59 e cila ishte pjesemarrese ne Boterorin e fundit ne Afriken e Jugut.
Nderkohe ne 9 pozitat e para te FIFA-s nuk pati asnje levizje. Spanja vazhdon te kryesoje e ndjekur nga Holanda e Brazili. Ne Top 10 eshte futur Egjipti duke e lene jashte Rusine.
Renditja e FIFA-s
1. Spanja - 1920
2. Holanda - 1718
3. Brazili - 1493
4. Gjermania - 1489
5. Argjentina- 1353
6. Anglia - 1250
7. Uruguai - 1174
8. Portugalia- 1102
9. Kroacia - 1098
10. Egjipti - 1047
------------------------
58. Shqiperia - 520