FIFA: Trajneri i Shqipërisë Ari Haan ndër më të mirët
Barazimi të cilin e arriti Shqipëria në ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Portugalisë ka bërë që në faqen zyrtare të FIFA të diskutohet për pozitivitetin e futjes së Shqipërisë në 100 skuadrat më të mira në botë. Lavdërimet nuk janë kursyer sidomos për trajnerin Arie Haan.
“Trajnerët holandezë të futbollit janë kudo, duke filluar nga Guus Hidding në Rusi, e deri te Arie Haan në Shqipëri.
Trajnerët holandezë janë të njohur për njihen për lojën sulmuese, dhe si rezultat i kësaj Shqipëria ka zgjedhur pikërisht trajnerin Haaan.
Pas fillimit të mirë i ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror 2010, ku kuqezinjtë barazuan me Suedinë dhe fituan me Maltën, erdhi një humbje e papritur nga ndaj Hungaria. Mirëpo barazimi pa gola me Portugalinë në udhëtim e bëri edhe më të fortë Përfaqësuesen Kuqezi.
“Është vetëm fillimi dhe besoj se në të ardhmen do të përmirësohemi edhe më shumë”, ka thënë Haan, i cili beson në rezultate pozitive në ndeshjet e radhës.
Haan ka plotësisht të drejtë të mburret me suksesin e tij, pasi që Shqipëria ka lëvizur për 19-të vende lartë në renditjen botërore të FIFA-s për muajin tetor, dhe tash gjendet në vendin e 83-të.
(d.b/BalkanWeb)