FIFA akord me “Board of Peace”, Infantino: Ofrojmë 75 mln $, nuk duhet të ndërtojmë vetëm shtëpi, por edhe fusha!

Fifa dhe “Board of Peace” kanë lajmëruar një bashkëpunim strategjik, i cili do të jetë i rëndësishëm për të promovuar paqen në Palestinë.
Sipas qeverisë së futbollit kjo marrëveshje ka si qëllim që të shfrytëzojë “fuqinë e futbollit për të mbështetur rindërtimin e Gazës dhe stabilitetit të saj për një periudhë të gjatë”.
Marrëveshja parashikon 50 mini-fusha të vendosura në shkolla dhe zona banimi, me shpërndarje të njëtrajtshme në rrethe të ndryshme, një Akademi të FIFA-s dhe një stadium kombëtar me 20,000 mijë vende.
Objektivi është të “gjenerohen vende të reja pune, të forcohet socializimi dhe të mbështetet vitalizimi ekonomik”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se një fond prej 75 milionë dollarësh, i financuar pjesërisht nga FIFA, do të nisë rindërtimin e infrastrukturave futbollistike në Rripin e Gazës.