E Diel, 1 Nëntor 2026

FIFA ben presion per teknologjine Mjaft me me gola fantazme

Qeveria e futbollit Boteror me ne fund po ben hapa vertet para per te futur teknologjine ne futboll dhe per te eliminuar gola fantazme si ai qe u pa ne ndeshjen Milan0-Juventus me autor Sulley Muntarin. Presidenti i FIFA Josepp Blatter ka shtuar presionin ndaj anetareve te komitetit Ekzekutiv per tiu dorezuar teknologjise ne futboll duke kerkuar nga ata qe te adaptojne norma te reja.
Ne nuk duam qe te perseriten episodet e boterorit te fundit. Besoj se do te mund ta bind bordin drejtues qe te bejme hapa para per teknologjine. Nuk mund ti lejojme me vetes qe te shohim e te presim tha Blater para International Board qe eshte autorizuar per te modifikuar rregullat ne futboll.
Blatter kishte nje mendim te nejjte me Platini jo teknologjise deri ne 27 Qershor 2010 kur ndeshja mes Gjermanise dhe Anglise u njollos nga nje gabim i arbitrit qe nuk i akordoi gol te rregullt anglezit Lampard. Ndeshaj e 1/8 te finaleve te boterorit afrikan mbajti peshe gabimin e arbitrit Larrionda dhe asistentit Espinosa te cilet me pas i kerkuan ndjese Football Association.

/rb/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›