E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA dënime të rrepta për racizmin

FIFA ka miratuar dënime të rrepta për racizmin në futboll.

Federata Botërore e Futbollit ka miratuar rezolutën në kongresin e saj në Mauritius.

Rregullat e reja parashikojnë që shkelja e parë të dënohet me paralajmërim, gjobë apo ndeshje me dyer të mbyllura.

Shkeljet e përsëritura mund të ndëshkohen me zbritje të pikëve, rënie nga kategoria apo përjashtim nga turneu.

Presidenti i FIFA-s, Sep Blatter, ka deklaruar se “rregullat e reja do të dërgojnë një sinjal të fuqishëm te racistët, se koha e tyre ka marrë fund”.

Rregullat e reja pas problemeve në Itali.

d.b/shqiptarja.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›