FIFA gjobit dhe pezullon Sane për tre ndeshje

Leroi Sane nuk do të jetë pjesë e kombëtares gjermane të futbollit në tri miqësoret e radhës. Sulmuesi i Bajernit të Mynihut “paguan” shtrenjtë gjestin e bërë në miqësoren kundër Austrisë kur në minutën e 49’ goditi disa herë Filip Mvene.
Sipas Komisionit të Disiplinës pranë FIFA-s ylli bavarez është gjobitur edhe me 2700 euro. Ai humbet kështu dy miqësoret e marsit të Gjermanisë, e cila do të ndeshet me Francën dhe Holandën, si dhe takimin e radhës miqësor të programuar pak ditë përpara startit të Euro 2024.
Pas vendimit të FIFA-s, Federata Gjermane e Futbollit doli me një komunikim për mediat ku theksoi se vendimi i Komisionit të Disiplinës nuk ishte përfundimtar.