E Diel, 1 Nëntor 2026

FIFA, marrëveshjet për teknologjinë e vijës së portës

Trupi drejtues i futbollit botëror, FIFA, ka nënshkruar marrëveshjet për licencimin e dy kompanive, për të siguruar sistemin teknologjik të vijës së portës.

FIFA tha sot se marrëveshjet paraqesin një moment historik në prezentimin e një teknologjie të tillë në futboll.

Përmes një komunikate për shtyp, FIFA tha se të dy kompanitë, GoalRef dhe Hawk-Eye, kanë zyrtarisht autorizime për të instaluar sistemet e tyre teknologjike të vijës së portës kudo në botë.

Sistemet do të testohen sërish në Kampionatin Botëror të Klubeve në Japoni në muajin dhjetor.

Bordi i Asociacionit Ndërkombëtar të Futbollit (IFAB) miratoi përdorimin e një teknologjie të tillë në muajin korrik të këtij viti.

FIFA do të lejojë që vendimet për përdorimin e kësaj teknologjie të merren nga ligat kombëtare të futbollit.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›