E Diel, 1 Nëntor 2026

FIFA zyrtarizon renditjen e re, ku pozicionohen Shqipëria dhe Kosova

FIFA ka zyrtarizuar renditjen e re të kombëtareve pas ndeshjeve të fundit.

Shqipëria ka bërë një hap përpara, duke u ngjitur me një pozicion dhe tashmë renditet në vendin e 66-të në botë.

Në anën tjetër, Kosova ka regjistruar një arritje historike.

“Dardanët” janë ngjitur me dy pozicione dhe tashmë pozicionohen në vendin e 76-të, duke vendosur një rekord të ri për përfaqësuesen kosovare.

Ndërkohë, në krye të renditjes vijon të jetë Spanja, e cila ruan kreun e klasifikimit të FIFA-s.

Një tjetër zhvillim interesant është rënia e disa skuadrave që kishin bërë paraqitje të mira, përfshirë Hondurasin dhe Kepin e Gjelbër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›