E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Bota tronditje të jashtëzakonshme nga kriza

Uashington -Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport të përvitshëm, bën të ditur se bota po kalon një tronditje ekonomike dhe recension nga kriza ekonomike, krizë e nisur në 2007-ën në Shtetet e Bashkuara. Olivier Blanchard, kryekonomist në FMN, parashikon një të ardhme të zymtë për ekonomikë, përgjatë këtyre tre muajve. FMN, bën të ditur gjithashtu se ekonomia botërore do të tkurret me 1.3 për qind këtë vit, treguesi më i keq në më se 60 vjet. Sipas raportit, rimëkëmbja pritet të nisë në fillim të vitit 2010, me një rritje prej 1.9%.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, edhe në raportin e publikuar para dy ditësh pohoi se
bota po pëson një tronditje të jashtëzakonshme nga kriza financiare dhe se e ardhmja ekonomike paraqitet shumë më e zymtë se sa parashikimet e tre muajve më parë.

"Rënia e kërkesës ka çuar në shkurtime të mëdha të prodhimit dhe në një pakësim dramatik të eksporteve. GDP-ja globale ra 6% në tremujorin e fundit të vitit 2008, një shifër e paparë kjo. Me sa kuptojmë, ajo ra me po atë ritëm edhe në tremujorin e parë të 2009-s”, pohon kryeekonomisti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Olivie Blanchar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›