E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN Ekonomia boterore drejt rikuperimit

Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar deklaroi se investitorët janë duke rikuperuar besimin dhe se ekonomia botërore po përparon drejt një rritje më të lartë nga pritshmëritë e bëra në fillimin e vitit.

Christine Legarde deklaroi të martën se rritja ekonomike botërore për vitin 2012 pritet të jetë prej 3,5%, lehtësisht më e lartë nga sa pritej më parë. Megjithatë, në fjalën e saj, kryetarja e FMN-së paralajmëroi se një krizë e re e Eurozonës është një mundësi reale dhe se shumica e ekonomive të mëdha e kanë ende të vështirë të sigurojnë një rritje të qëndrueshme në kohë.

Perspektiva më optimiste duket se është ndikuar nga masat e efektshme Kriza FinanciareKina rrit aksionet në borxhin amerikan Spanjë, kosto rekord për huamarrjenSpanja çorodit tregjet botërore të shkurtimit në disa vende të rrezikuara nga falimentimit të Europës, si Italia dhe nga akordimi i një kredie të dytë ndaj Greqisë më parë gjatë marsit, duke shmangur për momentin mundësinë e falimentimit të financave helene.

Ndonëse Kina regjistroi në tremujorin e parë të vitit një rritje prej “vetëm” 8,1%, më e ulta në tre vjet, shenja të mira po vijnë nga ekonomia më e madhe në botë, ajo e SHBA-ve, ku niveli i papunësisë ka rënë në 8,2%, më i ulti që prej vitit 2009.

Të dhënat të tilla rikthejnë besimin se edhe ekonomia amerikane është duke u rikthyer në rrugën e një rritje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme.

”Me kalimin e efekteve kryesore të krizës dhe disa lajme të mira nga ekonomia amerikane, është rikthyer një farë besimi, por rreziku i një kolapsi të ri është ende prezent dhe të gjithë duhet të punojnë së bashku për ta shmangur këtë mundësi”, deklaroi Legarde.

Përsa i përket parashikimeve konkrete për secilin prej shteteve të BE-së, vetëm rritja e Spanjës u rishikua prej FMN-së, në një parashikim më të ulët.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›