FMN: Rritja globale do të jetë më e fortë se sa pritej gjatë vitit 2024!

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), rritja globale është më e fortë se sa pritej dhe do të jetë 3.1% në vitin 2024, njësoj si në vitin 2023, shkruan ScanTV.
Fondi vlerëson se SHBA dhe ekonomitë në zhvillim kanë treguar elasticitet ndaj krizave të mëparshme, me konsum të fortë që nxit rritjen.
FMN-ja ka rritur parashikimin e saj të mëparshëm me 0.2%, në raportin e saj të fundit të Perspektivës Ekonomike Botërore, duke marrë parasysh përmirësimet për Kinën, Shtetet e Bashkuara dhe ekonomitë e mëdha në zhvillim. PBB-ja globale pritet të përshpejtohet pak në vitin 2025, me 3.2%. Megjithatë, rritja globale është historikisht e ulët, PBB-ja mesatare globale e viteve 2000-2019 ishte 3.8%.
FMN këshillon politikëbërësit që të orkestrojnë me kujdes uljen përfundimtare të inflacionit, ndërkohë që është gjithashtu e rëndësishme që gradualisht të tërhiqet mbështetja fiskale, e krijuar gjatë pandemisë Covid-19, duke vënë në dukje se borxhet e qeverisë po arrijnë nivele shumë të larta. Politika më e lirshme fiskale mund të mbështesë përkohësisht rritjen.
( Sipas ScanTv )
/ rtsh.al /