FMN: Shqipëria të ruajë qendrueshmërinë makroekonomike
Fondi Monetar Ndërkombëtar u kerkoi sot drejtuesve te financave shqiptare që të ruajnë qendrueshmërinë e treguesve makro-ekonomikë, përballë presionit të krizës ekonomike botërore. Në një konferencë të përbashkët mbi sfidat e ekonomisë në përballimin e krizës botërore, morën pjesë edhe guvernatori Ardian Fullani dhe ministri Ridvan Bode, të cilët folën për kushtet e Shqipërisë.