E Martë, 3 Nëntor 2026

FMN e BB vlerësime për ekonominë, guvernatori Sejko dhe ministri Mete marrin pjesë në takimin e Uashingtonit

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore kanë vlerësuar ecurinë e ekonomisë shqiptare, e cila sipas tyre ka rezultuar si më rezistentja në rajon, pavarësisht krizave të njëpasnjëshme që ka kaluar.

Në takimet që po zhvillohen në Uashington ministri i Financave dhe guvernatori i bankës kanë informuar zyrtarët për reformat e ndërmarra dhe pritshmëritë për ecurinë e mëtejshme. Sipas tyre ekonomia është një moment të mirë dhe viti 2023 e tregoi nëpërmjet disa treguesve pozitivë që u arritën. Ndër më kryesori është kthimi në objektiv i inflacionit.

Njëkohësisht viti 2023 u mbyll me uljen e mëtejshme të borxhit publik, i cili zbriti në nivelin 59.2%, shifra rekord të investimeve të huaja direkte, të cilat arritën në afro 1.5 miliardë euro, me një numër të lartë vizitorësh të huaj dhe me norma më të ulëta papunësie.

Gjithashtu sektori bankar paraqitet i mirëkapitalizuar dhe me norma të larta likuiditeti. Ministri i financave e vuri theksin tek sektori i turizmit i cili do të ketë projekte të mëdha për t’i dhënë më shumë hov sektorit. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›