FMN paralajmëron mbështetje të vazhdueshme për reformat ekonomike në Kosovë

PRISHTINE, 15 nëntor/ATSH/ Drejtori i Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar Alfred Kammer, gjatë një takimi sot në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes nga ana e këtij institucioni të lartë financiar botëror për reformat ekonomike dhe financiare në Kosovë.
Kamer mirëpriti, po ashtu, progresin e arritur të Kosovës në reformat e saj ekonomike dhe financiare.Ndërsa, kryeministri Kurti theksoi arritjet e Kosovës në zhvillimin ekonomik, forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit.
Ai vuri në dukje rritjen e qëndrueshme ekonomike, reformat strukturore dhe përmirësimin e kushteve të investimeve, duke kontribuar në mirëqenien e qytetarëve. /KosovaPress/