E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN parashikime pesimiste

Perkunder optimizmit te qeverise Fondi Monetar Nderkombetar vlereson se ekonomia shqiptare do te rritet kete vit me pak edhe se vitin e kaluar kur rritja ekonomike ra ne nivelin me te ulet te dhjete viteve te fundit.

Ne raportin e fundit mbi gjendjen e ekonomise boterore te publikuar vetem nje dite me pare FMN parashikon se rritja ekonomike ne Shqiperi do te jete kete vit vetem 2.6 per qind ose 0.7 pike perqind me pak se sa nje vit me pare.

Kjo rritje eshte gati dy here me e ulet nga ajo qe vlereson qeveria shqiptare e cila publikisht ka projektuar nje rritje deri ne 5 per qind gjate ketij viti. Por ajo qe duket me shqetesuese eshte fakti se ekspertet e FMN parashikojne nje rimeekembje te ngadalte te ekonomise shqiptare pasi vlereson se edhe vitin e ardhshem rritja ekonomike do te jete serish ne nivelet me te uleta vetem 3.2 per qind.

Nese parashikimet e fondit do te vertetohen atehere ekonomia shqiptare e ka humbur zyrtarisht vendin e pare per rritjen ekonomike ne rajon. Ne fakt sipas vleresimeve te FMN mesatarja e rritjes ekonomike ne rajon per kete vit do te jete me e madhe nga rritja e Shqiperise ku bien ne sy Turqia me 7.8 per qind Polonia me 3.4 per qind dhe kosova me 4.6 per qind. pertej debatit politik mbi ate se nese ekonomia shqiptare hyri apo jo ne krize te dhenat e FMN tregojne nje gje te sigurte. Ate qe rritja 6 per qind tashme eshte nje gje e se shkuares dhe se vitet e ardhshme shqiptaret do pasurohen shume me ngadale se deri tani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›