E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Asnjë marrëveshje SHBA-Kanada për shmangien e tarifave doganore

UASHINGTON, 22 gusht /ATSH-AFP/ – Kanadaja nuk ra dakord për të finalizuar marrëveshjen që po negociohet me fqinjin e saj jugor për të shmangur zbatimin e tarifave të reja të SHBA-së, tha përfaqësuesi i Tregtisë i Shtëpisë së Bardhë, Jamieson Greer.

”Kanadaja nuk ra dakord për të finalizuar marrëveshjen”, tha ai.

Diskutimet kishin për qëllim parandalimin e zbatimit, duke filluar nga sot në orën 00:01 (04:01 GMT), të tarifave shtesë prej 50% për më shumë se 20 miliardë dollarë produkte kanadeze të importuara në Shtetet e Bashkuara.

Në këtë gamë futeshin edhe çimentoja, shkopinjtë e hokejit dhe vera kanadeze./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›