E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOKUS – Duterte drejt gjykatës së Hagës pas arrestimit për krime kundër njerëzimit

MANILA, 11 mars /ATSH-DPA/ – Ish-presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte është dërguar në Hagë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi ​​një urdhër arresti kundër tij për krime kundër njerëzimit, në mes të luftës kundër drogës gjatë kohës së tij në pushtet.

”Duterte, i cili mbush 80 vjeç më 28 mars, u arrestua pas mbërritjes nga një udhëtim në Hong Kong”, theksoi në një deklaratë Zyra e Komunikimit Presidenciale.

Ai u largua jashtë vendit me një aeroplan 12 orë më vonë.

”Aeroplani me ish-presidentin Rodrigo Roa Duterte doli nga hapësira ajrore e Filipineve”, tha presidenti Ferdinand Marcos Jr.

”Aeroplani është rrugës për në Hagë, Holandë, ndërkohë që ish-presidenti do të përballet me akuzat për krime kundër njerëzimit në lidhje me luftën e tij të përgjakshme kundër drogës”, shtoi ai./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›