FOKUS – Egjipti dhe Jordania mirëpresin vendimin e ICJ-së për ndërhyrjen izraelite në Rafah

ICJKAJRO, 24 maj /ATSH-DPA/ – Egjipti dhe Jordania mirëpritën thirrjen e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) që Izraeli të përfundojë menjëherë operacionin e tij ushtarak në Rafah dhe i kërkuan Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të ushtrojë presion mbi Izraelin për t’i dhënë fund operacionit të tij.
”Egjipti i kërkoi Izraelit të zbatojë masat e vendosura nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme.
Ai gjithashtu “i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit [KB] dhe palëve me ndikim ndërkombëtar që të përmbushin përgjegjësitë e tyre ligjore dhe humanitare duke marrë masa vendimtare për t’i dhënë fund katastrofës humanitare në Gaza”.
Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman al-Safadi përshëndeti vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të denoncuar “krimet e luftës të Izraelit në Gaza”.
Këshilli i Sigurimit “duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e tij, t’i japë fund pandëshkueshmërisë dhe standardeve të dyfishta të Izraelit në zbatimin e ligjit [ndërkombëtar]”, shkroi al-Safadi në X.
Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) gjithashtu përshëndeti vendimin, duke thënë se ai “pasqyron angazhimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj ligjit dhe drejtësisë ndërkombëtare dhe forcon mbrojtjen e të drejtave të popullit palestinez”.. /os/