E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – FMN: India pritet të kalojë Japoninë si ekonomia e katërt më e madhe në botë

UASHINGTON,  15 tetor /ATSH-AFP/ – Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), India pritet të bëhet në vitin 2027 ekonomia e katërt më e madhe në botë, duke kaluar Japoninë, e cila mund të zbresë në vendin e gjashtë, pas Britanisë së Madhe.

Sipas FMN-së, Japonia do ta ruajë këtë vit vendin e katërt për nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) nominal, pas Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Gjermanisë. Megjithatë, rritja e fortë ekonomike e Indisë pritet të ndryshojë renditjen globale vitin e ardhshëm.

FMN-ja parashikon që PBB-ja nominale e Indisë të arrijë në 4,520 miliardë dollarë në vitin 2027.

Pas Indisë, në renditjen e parashikuar do të vijojnë Britania e Madhe, Japonia dhe Franca.

Këto projeksione pasqyrojnë zhvillimet e ndryshme ekonomike të dy vendeve aziatike dhe rritjen e peshës së Indisë në ekonominë botërore. /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›