FOKUS – Franca ndalon reklamat për Shein, Temu dhe AliExpress

PARIS, 29 qershor /ATSH-DPA/ – Reklamimi për platformat ultra të shpejta të modës si Shein, Temu dhe AliExpress do të ndalohet së shpejti në Francë, pas një votimi në Senat në favor të një projektligji që synon frenimin e praktikës dëmtuese për mjedisin.
Ligji parashikon një ndalim të reklamave në ndërrimin e vitit.
Gjithashtu, influencuesit nuk do të lejohen më të bëjnë reklama, përndryshe përballen me një penalitet.
Ndërsa plani fillimisht ishte të synonte të gjithë sektorin e modës së shpejtë, masat tani synojnë posaçërisht “platformat ultra-ekspres”, siç e thotë projektligji.
Kjo i referohet kompanive që sjellin në treg një numër veçanërisht të madh produktesh që janë aq të lira sa konsumatorët kanë pak nxitje për të riparuar mallrat e konsumuara.
Me sa duket, markat franceze dhe evropiane nuk po synohen më, por më tepër gjigantë të tillë si markat kineze Shein, Temu dhe AliExpress.
Megjithatë, një përcaktim i saktë i kritereve është ende në pritje.
Franca gjithashtu dëshiron që platformat të paguajnë një kontribut financiar mjedisor në rritje për produkt bazuar në standardet mjedisore.
Faqet e internetit kanë për qëllim gjithashtu të nxisin klientët, nëpërmjet mesazheve, të riparojnë, ripërdorin dhe të praktikojnë përmbajtje gjatë blerjes.
Sipas tekstit të Senatit, sasia e veshjeve në ofertë është rritur ndjeshëm vitet e fundit.
Produktet ultra të shpejta të modës shiten me çmime të ulëta dhe shpesh përbëhen nga materiale që nuk zgjasin shumë./ /Ad.Ab./ a.jor.