E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Hezbollahu kërcënon Izraelin dhe Qipron

BEJRUT, 19 qershor /ATSH-AFP/ – Udhëheqësi i Hezbollahut libanez, Hassan Nasrallah, paralajmëroi se asnjë vend në Izrael nuk do të kursehet nga raketat e tij nëse sulmon Libanin, nga frika e një konflikti me luftën në Rripin e Gazës.

Hassan Nasrallah kërcënoi gjithashtu Qipron, vendin anëtar të Bashkimit Evropian më afër brigjeve të Lindjes së Mesme.

“Hapja e aeroporteve dhe bazave qipriote ndaj armikut izraelit për të shënjestruar Libanin do të thotë se qeveria qipriote është palë në luftë”, theksoi ai një fjalim të drejtpërdrejtë televiziv.

Lufta shkatërruese në Gaza, e cila shpërtheu pas sulmit të paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, ka çuar në dhunë të përditshme në kufirin izraelito-libanez midis Hezbollahut, një aleat i lëvizjes islamike palestineze, dhe ushtrisë izraelite, e cila është intensifikuar në javët e fundit.

Ushtria njoftoi të martën se “planet operative për një ofensivë në Liban” ishin “vlerësuar”, duke çuar në një përshkallëzim të retorikës luftarake midis Izraelit dhe lëvizjes islamike libaneze të armatosur dhe financuar nga Irani./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›