FOKUS – Hezbollahu nis sulmin me raketa pranë Tel Avivit, IDF godet Bejrutin

TEL AVIV, 1 tetor /ATSH-DPA/- Milicia e Hezbollahut në Liban, e mbështetur nga Irani, nisi një sulm të dytë me raketa në zonën më të madhe të Tel Avivit, thanë sot Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).
“Disa raketa goditën zona të hapura në Izraelin qendror. Asnjë sirenë rakete nuk u aktivizua pasi nuk kishte kërcënim për zonat e populluara”, tha ushtria.
Ndërkohë, IDF nisi sot një tjetër sulm pranë kryeqytetit libanez Bejrut. Ushtria e përshkroi operacionin si një sulm “të shënjestruar” pa dhënë detaje të mëtejshme.
Mediet libaneze raportuan të paktën dy sulme, njëri prej të cilëve goditi një vendndodhje pranë aeroportit ndërkombëtar, afër ambasadës iraniane në një periferi të Bejrutit.
Imazhet dhe videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë dëme të konsiderueshme. //a.i/