E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Hungaria në zgjedhje historike parlamentare

ROMË, 12 prill /ATSH-ANSA/ – Hungaria zhvillon sot zgjedhjet parlamentare, të konsideruara si historike.

  • 8 114 688 qytetarë do të hedhin votat e tyre sot në zgjedhjet që mund t’i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orban dhe t’i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
  • Sistemi zgjedhor cakton 199 vende në parlament, me 106 në zona zgjedhore me një anëtar të vetëm me sistem zgjedhor me shumicë votash dhe 93 përmes listave kombëtare dhe të pakicave.
  • Pragu minimal është vendosur në 5%.
  • Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 06:00 – 19:00 pastaj do të fillojë nata e gjatë e numërimit, me parashikime dhe rezultate zyrtare që priten gjatë natës.
  • Pjesëmarrja pritet të jetë e lartë, pasi në vitin 2022 ajo ishte rreth 70% dhe këtë herë vendi duket i gatshëm të mobilizohet me numra edhe më të lartë.
  • Ndër votuesit më të rinj, 181 280 do të votojnë për herë të parë.
  • Në përgjithësi, ata nën 30 vjeç numërojnë afërsisht 1,5 milionë ose mbi 12% të elektoratit apo një brez më i ekspozuar ndaj mesazheve të ndryshimit, të cilat mund të jenë vendimtare në betejën Orban-Magyar.
  • Votimi larg vendit dhe jashtë vendit do të ketë gjithashtu një ndikim, pasi afërsisht 500 000 votues do të votojnë me postë, ndërsa 90 730 hungarezë që ndodhen përkohësisht jashtë vendit do të hedhin votat e tyre në misionet diplomatike.
  • Vota e pakicave përfshin 73 791 persona./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›