E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOKUS – ISW: Putin i shqetësuar për situatën ekonomike ruse

UASHINGTON, 15 nëntor /ATSH-ANSA/ – Sot në mëngjes rubla vlente vetëm një cent të dollarit amerikan, ndërkohë që inflacioni po rritet në Rusi.

Këta janë dy faktorët që, sipas Institutit Amerikan për Studimin e Luftës (ISW), presidenti rus Vladimir Putin është i shqetësuar për situatën ekonomike ruse.

”Politikat e fundit ekonomike të Kremlinit tregojnë se ekonomia ruse ka të ngjarë të përballet me sfida të rëndësishme në vitin 2025 dhe se presidenti rus është i shqetësuar për stabilitetin afatgjatë ekonomik të Rusisë”, thonë analistët.

”Kremlini ka miratuar kohët e fundit disa politika që synojnë shkurtimin e shpenzimeve të qeverisë ruse për ushtarakët e dëmtuar rusë, luftimin e inflacionit dhe adresimin e problemeve demografike afatgjata, të tilla si nivelet e ulëta të lindjeve dhe mungesat e fuqisë punëtore”, thekson ISW.

”Këto politika tregojnë se ekonomia ruse nuk është aq elastike ndaj sanksioneve perëndimore, kufizimeve monetare dhe kostove të përpjekjeve të luftës siç pretendon qeveria ruse. Këto politika tregojnë gjithashtu se Kremlini nuk do të jetë në gjendje të mbajë një përpjekje luftarake për vitet dhe dekadat që do të vijnë”, shtoi ISW.

”Putini ndryshoi kompensimin e premtuar për ushtarakët rusë të plagosur gjatë luftimeve në Ukrainë, një sinjal i qartë se Kremlini po përpiqet të ulë kostot në rritje afatshkurtra dhe afatgjata të luftës dhe të rivendosë ekuilibrin në ekonominë ruse”, përfundon raporti./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›