E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Irani kërcënon të shkatërrojë prodhimin e naftës te fqinjët e Gjirit nëse sulmohet nga territori i tyre

TEHERAN, 21 prill /ATSH-AFP/ – Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kërcënoi sot në mbrëmje, pak para skadimit të armëpushimit me Shtetet e Bashkuara, të shkatërrojë prodhimin e naftës në shtetet e Gjirit nëse Irani sulmohet nga territori i tyre.

“Fqinjët tanë jugorë duhet ta dinë se nëse territori dhe objektet e tyre përdoren nga armiqtë për të sulmuar kombin iranian, ata mund t’i thonë lamtumirë prodhimit të naftës në Lindjen e Mesme”, paralajmëroi Majid Mousavi, komandant i Forcës Hapësinore të IRGC, siç citohet nga agjencia e lajmeve Fars.

Gjatë luftës, e cila filloi më 28 shkurt me sulme izraelito-amerikane, Irani kreu sulme të shumta kundër monarkive të Gjirit, të cilat i akuzoi se po ndihmonin Shtetet e Bashkuara./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›