FOKUS – Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim të ri

UASHINGTON, 19 qershor /ATSH-DPA/ – Sipas burimeve të qeverisë amerikane, Israeli dhe organizata shiite libaneze Hezbollah kanë rënë dakord për një armëpushim të ri, i cili hyri në fuqi sot në orën 16:00 sipas kohës lokale (13:00 GMT).
Marrëveshja u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Katari, në një përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në rajon.
Tensionet ishin rritur pas sulmeve ajrore izraelite, të cilat kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i justifikoi si përgjigje ndaj asaj që ai e cilësoi shkelje të një armëpushimi ekzistues nga Hezbollahu.
Këto zhvillime kishin vënë në rrezik edhe marrëveshjen e saponënshkruar mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.
Si pasojë e tensioneve, bisedimet e planifikuara për sot në Zvicër u anuluan në momentin e fundit.
Megjithatë, sipas burimeve, marrëveshja dypalëshe e arritur këtë javë mes SHBA-së dhe Iranit synon t’i japë fund konflikteve ushtarake në rajon dhe të krijojë bazat për një stabilitet më të qëndrueshëm në Lindjen e Mesme.
Nëse armëpushimi respektohet nga të dyja palët, ai mund të përfaqësojë një hap të rëndësishëm drejt uljes së tensioneve përgjatë kufirit mes Libanon dhe Izraelit, një nga pikat më të nxehta të konfliktit në rajon./ /Ad.Ab./ a.jor.