E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Kallas: Turqia partnere e rëndësishme e BE-së për sigurinë, migracionin dhe energjinë

ANKARA, 30 qershor /ATSH-DPA/ – Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, u takua sot në Ankara me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për të diskutuar forcimin e mundshëm të marrëdhënieve mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë.

Pas takimit me dyer të mbyllura, Kallas deklaroi se Turqia është një partner kyç për BE-në në fushat e sigurisë, migracionit dhe energjisë, duke theksuar se vendi mbetet gjithashtu kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas saj, gjatë bisedimeve u trajtuan edhe lufta e Rusisë kundër Ukrainës, konfliktet në Lindjen e Mesme, si dhe përgatitjet për samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të zhvillohet në Ankara më 7 dhe 8 korrik.

Ajo vlerësoi gjithashtu kontributin e Turqisë në mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s.

Në delegacionin evropian ishin të pranishëm edhe Marta Kos dhe Magnus Brunner, ndërsa nga pala turke mori pjesë edhe ministri i Jashtëm Hakan Fidan./ /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›