FOKUS – Keni dëgjuar ndonjëherë për uri nervore?

TORONTO, 10 shtator /ATSH/ – A keni dëgjuar ndonjëherë për “uri nervore”?
Nuk është e pazakontë që njerëzit të hanë më shumë se zakonisht në situata stresi të tepërt, shkruan lifestyle.everyeye.it.
Një studim i botuar së fundmi në ”Nature Metabolism” konfirmon lidhjen midis ankthit dhe shtimit në peshë ku studiuesit hedhin dritë të re mbi këtë temë.
Metabolizmi dhe ankthi janë vërtet të lidhur.
Tashmë ekziston një lidhje që edhe shkenca e konfirmon.
Një grup studiuesish kanadezë nga universiteti ”McMaster”, duke u nisur nga premisa se stresi akut është në rrënjë të reagimit “lufto ose ik”, kanë zbuluar se si qelizat yndyrore lëshojnë yndyrë në trup.
Jo vetëm kaq, por sekretimi i një hormoni të veçantë mund të shkaktojë mekanizmin e ankthit brenda trurit tonë.
Kjo do të thotë që trupi, kur i nënshtrohet presionit dhe stresit të konsiderueshëm, përgatitet për veprim, duke aktivizuar metabolizmin dhe duke lëshuar adrenalinën në gjak.
Në këtë pikë, shkaktohet një reaksion zinxhir, duke e nxitur sistemin imunitar të prodhojë GDF15, një hormon stresi si përgjigje.
Kjo molekulë aktivizon sjelljet që karakterizojnë stresin akut duke u lidhur me receptorë specifikë në tru./ /os/