E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Kuvajti raporton sulm me dron në pikën kufitare me Irakun

KUVAJT SITI, 23 korrik /ATSH-DPA/- Pika kufitare mes Kuvajtit dhe Irakut është goditur nga një sulm me dron, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit.

Sipas zëdhënësit të ministrisë, sulmi ndaj pikës kufitare Al-Abdali shkaktoi dëme materiale, por nuk pati të plagosur.

Autoritetet kuvajtiane nuk kanë bërë të ditur se kush qëndron pas sulmit.

Ndërkohë, Agjencia Irakiane e Lajmeve (INA) raportoi se Kuvajti e mbylli përkohësisht pikën kufitare pas incidentit.

Që nga përshkallëzimi i fundit i tensioneve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, Kuvajti është përballur disa herë me sulme.

Ashtu si vende të tjera të Gjirit, edhe Kuvajti strehon trupa amerikane, të cilat kanë qenë objektiv i sulmeve hakmarrëse të lidhura me Iranin. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›