E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Mbi 800 të vdekur nga përmbytjet në Himalaje, mijëra persona ende të zhdukur

KATMANDU, 30 gusht /ATSH-DPA/- Numri i viktimave nga përmbytjet katastrofike në kufirin mes Nepalit dhe Kinës ka kaluar 800, ndërsa operacionet e shpëtimit vijojnë të vështirësohen nga rreziku i përmbytjeve të reja dhe rrëshqitjet e dheut.

Policia nepaleze ka gjetur 788 trupa, ndërsa Kina raporton 16 viktima në Tibet, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 804.

Mbi 3 mijë persona rezultojnë ende të zhdukur, mes tyre qindra shtetas të huaj.

Autoritetet kineze po monitorojnë gjithashtu një liqen të ri, të krijuar nga një rrëshqitjet e dheut, pasi ekziston frika se uji i grumbulluar mund të çajë pengesën prej balte dhe mbetjesh, duke shkaktuar një tjetër valë përmbytjesh.

Mes operacioneve të shpëtimit, ekipet arritën të nxirrnin gjallë nga rrënojat një grua 97-vjeçare, disa ditë pas katastrofës.

Ndërkohë, fati i qindra punëtorëve të hidrocentraleve në Nepal mbetet i paqartë.

Në ndihmë të operacionit kompleks të kërkim-shpëtimit kanë mbërritur ekipe të specializuara nga India dhe Kina.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar 3,6 milionë dollarë ndihmë emergjente, ndërsa rrëshqitja e dheut ka bllokuar edhe një nga autostradat kryesore, që lidh kryeqytetin Katmandu me jugun e Nepalit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›