FOKUS – Merz: Marrëveshja CDU-CSU-SPD një shpresë për krijimin e qeverisë

BERLIN, 8 mars /ATSH-ANSA/ – Kreu i CDU-së Friedrich Merz deklaroi se konservatorët CDU-CSU dhe SPD e qendrës së majtë kishin arritur një marrëveshje në parim për të formuar një qeveri në Gjermani.
“Bisedimet eksploruese kanë përfunduar. Kemi arritur marrëveshje për një sërë çështjesh”, theksoi Merz.
Ne kemi një dokument të përbashkët që do të jetë baza për negociatat për përcaktimin e paktit të koalicionit që do të fillojë javën e ardhshme. Sot kemi arritur një marrëveshje për tre çështje: migracionin, financat, tregun e punës dhe ekonominë”, tha Merz në konferencën e sotme për shtyp për të shpallur rezultatin pozitiv të bisedimeve eksploruese midis CDU-CSU dhe SPD.
Të pranishëm ishin edhe Markus Söder nga CSU dhe dy bashkëkryetarët e SPD Lars Klingbeil dhe Saskia Esken. /os/