E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Merz: Nuk e shoh Ukrainën të bashkohet në të ardhmen e afërt me NATO-n

BRUKSEL, 9 maj /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se nuk kishte shpresë që Ukraina të bashkohej me NATO-n në të ardhmen e afërt, ndërsa vizitoi Brukselin për herë të parë që nga marrja e detyrës këtë javë.

Pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, Kievi aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe u kërkoi aleatëve të NATO-s të dërgonin një ftesë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

NATO ra dakord vitin e kaluar të pranonte Ukrainën në të ardhmen pa caktuar një datë, por administrata amerikane e udhëhequr nga Donald Trump e ka përjashtuar që atëherë një veprim të tillë.

Aleatët e NATO-s duhet të bien dakord unanimisht për pranimin e anëtarëve të rinj.

“Ukraina ka perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Merz, duke folur së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Ekspertët thonë se Ukraina nuk do të jetë gati për t’u bashkuar me BE-në para vitit 2030.

“Kjo me siguri do të ndodhë para anëtarësimit në NATO, nëse kjo ndonjëherë realizohet”, shtoi Merz.

Kancelarja gjermane theksoi se anëtarësimi në NATO ose BE duhet të jetë një vendim i lirë për Kievin.

“Ukraina është dhe duhet të mbetet sovrane në vendimmarrjen për anëtarësimin e saj në aleancat politike dhe ushtarake”, tha ai. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›