FOKUS – ”Nestlé” tërheq disa lloje ushqimesh për foshnjat

ZYRIH, 18 janar /ATSH/ – Lajmi për tërheqjen paraprake nga ”Nestlé” të disa serive të formulave ushqimore për foshnjat ka rritur në mënyrë të kuptueshme vëmendjen dhe shqetësimin e shumë familjeve, shkruan salute.eu.
Për këtë arsye, është e rëndësishme të sqarohet situata, të kuptohet se cilat produkte preken, cilat rreziqe reale ekzistojnë dhe si të sillemi në mënyrë të përshtatshme, pa alarmizëm të panevojshëm.
”Nestlé” njoftoi se ka filluar një tërheqje vullnetare dhe paraprake pas një tërheqjeje të mëparshme të dy serive të kryera në Itali në dhjetor 2025.
Produktet e prekura i përkasin disa markave të formulës për foshnje, duke përfshirë ”Beba”, ”Guigoz”, ”Lactogen Harmony” dhe ”Alfamino”.
Problemi ka të bëjë me cereulidin, një toksinë të prodhuar nga bakteri Bacillus cereus.
Nëse gëlltitet, veçanërisht tek fëmijët e vegjël, mund të shkaktojë probleme gastrointestinale si të vjella dhe diarre.
Është e rëndësishme të theksohet se kjo toksinë është rezistente ndaj nxehtësisë dhe nuk mund të eliminohet me zierje, prandaj produktet nga seritë e prekura nuk duhet të përdoren.
Nëse një paketim është midis serive të prekura nga tërheqja, duhet të ndaloni menjëherë përdorimin e saj dhe të ndiqni udhëzimet e dhëna nga ”Nestlé” për kthim ose rimbursim./ /os/ a.jor.