FOKUS – Putin: Rusia nuk konsideron një sulm bërthamor në konfliktin me Perëndimin

MOSKË, 7 qershor /ATSH-DPA/ – Rusia nuk po shqyrton një sulm bërthamor në konfliktin e saj me Perëndimin për Ukrainën, por doktrina bërthamore e Rusisë është një “instrument i gjallë” që mund të ndryshojë në varësi të rrethanave, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin.
Putin, duke folur në një forum ekonomik në Shën Petërburg, tha se ”vendi i tij do të përdorte armë bërthamore vetëm në situata ekstreme dhe se këto nuk kishin ndodhur ende”.
“Ne nuk kemi nevojë të mendojmë për këtë problem”, tha udhëheqësi rus në Forumin e 27-të Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petërburgut (SPIEF).
”Rusia mund të kryejë teste bërthamore, por për momentin nuk ka nevojë. Por kjo mund të ndryshojë nëse e bëjnë rrethanat”, shtoi ai.
”Nuk duhet të flasim për luftë bërthamore pa e pasur nevojë”, tha Putin./ /os/