E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOKUS – Rumania mund të rrëzojë dronët e huaj ushtarakë të paautorizuar

BUKURESHT, 27 mars /ATSH-DPA/ – Rumania mund të rrëzojë tani dronët ushtarakë të huaj që shkelin hapësirën e saj ajrore, pasi Gjykata Kushtetuese e vendit miratoi sot një ligj të ri.

Legjislacioni, i miratuar nga parlamenti në fillim të këtij muaji, vjen në mes të luftimeve të vazhdueshme në Ukrainën fqinje.

Tre parti të ekstremit të djathtë – AUR, S.O.S. Rumania dhe POT — kishin kundërshtuar ligjin, duke argumentuar se ai u jep fuqive të huaja autoritet të padrejtë.

Kritikët i kanë akuzuar këto parti si simpatike ndaj Rusisë.

Gjykata e rrëzoi ankesën e tyre.

Si një anëtare e NATO-s, Rumania monitoron nga afër sulmet ajrore ruse pranë kufirit të saj me Ukrainën.

Mbetjet nga dronët rusë kanë rënë në territorin rumun disa herë që nga fillimi i luftës.
Ushtria e vendit kishte kërkuar prej kohësh autoritet më të qartë ligjor për të rrëzuar dronët e paautorizuar, edhe në kohë paqeje./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›