E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Rumania ngre avionët luftarakë, pas sulmit masiv rus në Ukrainën perëndimore

KIEV, 19 nëntor /ATSH/- Sulmi masiv rus që shënjestroi qytetet në Ukrainën perëndimore ka goditur edhe Lvivin, ku është raportuar një zjarr i madh, raportoi sot “Ukrinform”.

“Nëntë personat u vranë gjatë një sulmi ajror në Ternopil, Ukrainën perëndimore dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në X.

“Ndërprerje emergjente të energjisë elektrike janë zbatuar në disa rajone të Ukrainës pasi trupat ruse nisën një sulm masiv me dronë dhe raketa, dhe një alarm ajror është shpallur në shumicën e rajoneve të vendit”, tha Ministria e Energjisë.

Forcat ushtarake ruse po sulmojnë sërish infrastrukturën energjetike.

“Ndërprerjet emergjente të energjisë elektrike do të hiqen sapo të stabilizohet situata në sistemin elektrik”, tha Ministria e Energjisë.

Sipas raportit, 48 raketa dhe 470 dronë të llojeve të ndryshme u lëshuan drejt Ukrainës pas një sulmi të rëndë rus gjatë natës që goditi disa zona të vendit.

Rumania, një anëtare e NATO-s tha se kishte ngritur avionët e saj luftarakë sot në mëngjes pas një inkursioni të ri me dronë në territorin e saj.

“Droni u rishfaq në radar herë pas here për rreth 12 minuta – pas sulmeve ajrore ruse pranë kufirit rumuno-ukrainas”, tha Ministria e Mbrojtjes në një njoftim për shtyp, duke shtuar se nuk  ishin raportuar raste të avionëve që mund të kishin goditur territorin.

Polonia mbylli përkohësisht aeroportet e “Rzeszow” dhe “Lublin” në juglindje, ndërsa sulmet ruse goditën qytetet e Lviv dhe Ternopil në Ukrainën perëndimore.

Si masë paraprake, për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore, Varshava urdhëroi ngritjen avionëve polakë dhe atyre aleatë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›